“Gipsy Groove” i Kosovës përballet me telashet e vizave – Koha.net

Posted by admin on February 29, 2016 Press | Tags: , , , , , , , , , , | No comments

IMG_8951Prishtinë, 29 shkurt – Audienca në Kroaci, Itali e Zvicër nuk do të shohë formacionin e plotë të bendit “Gipsy Groove”.

Kjo për shkak të telasheve me viza. Kitaristi Faruk Banjska dhe baskitaristi Enver Muhamedi nuk do t’i bashkohen bendit në miniturneun që do të zërë vend prej 10 deri më 27 të muajit mars. Kjo i ka shqetësuar anëtarët e bendit, të cilët kanë qenë të detyruar që të gjejnë zëvendësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gipsy Groove” është bendi i parë dhe i vetëm në Kosovë që luan muzikë origjinale rome. Anëtarët e bendit vijnë nga sfonde të ndryshme etnike dhe sjellin diversitetin e tyre kulturor në performanca. Përveç Banjskës dhe Muhamedit, bendi kompletohet edhe me Ivan Ivanov në saksofon, Mirsad Dalipin në bateri dhe Igor Ivanov në klarinetë. Ndërsa vokalisti i bendit, Bajram Kinolli, i njohur si Kafu, ka pranuar se mungesa e formacionit të plotë mund të ndikojë edhe në performancat e tyre.

“Mosardhja e anëtarëve të grupit është mungesë e madhe dhe kërkon më shumë energji tash për zëvendësim të Farukut dhe Enverit. Ne kemi gjetur zgjidhje po nuk e di a do të tingëllojmë njëjtë, sepse secili prej nesh është po aq i rëndësishëm në grup”, ka thënë Kinolli.

Sipas tij, mungesa e lëvizjes së lirë po ndikon edhe në punën e shumë artistëve.

Read full text: http://koha.net/?id=4&l=100892

For more press clippings about Gipsy Groove please visit our Press page: Gipsy Groove’s Press page