Koncert ne Gur

Jul 15, 2013 at 20:30

koncet-ne-gur“Koncert në Gurë“ është konceptuar si një seri aktivitetesh që do të shvillohen përgjatë datës 15 korrik 2013, në kuadrin e 8 vjetorit të hyrjes së Gjirokastrës në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO. “UNË JAM TRASHËGIMI BOTËRORE” është slogani i aktivitetit.

Në datën 15 korrik, ne Gjirokastër do të ketë një numër aktivitetesh të cilat do të përfundojnë në atë quhet Nata e Bardhë.

Trafiku në zonën e Qafës së Pazarit do të ndalet për automjetet cka do të mundësojë qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve dhe shfrytëzimin e hapsirës së rrugës për argëtim.

Klubet dhe kafenetë që ndodhen në këtë zonë do të inkurajohen që të nxjerrin karrike dhe tavolina në rrugë. Në hyrje të rrugës dhe në kryqëzimin e qafës së pazarit do të ketë ansamble që luajnë muzikë popullore live për të mbajtur gjallë atmosferën. Rrugës për në Kalanë e qytetit do të ketë dhe një panair libri ku kalimtarët do mund të shohin botime të shtëpive botuese prestigjoze.

Në pjesën e galerive të Kalasë së qytetit do të ketë një panair të artizanatit lokal aty ku dikurë kanë qenë dyqanet e artizanatit.

Në një prej banesave historike të qytetit, atë të Skendualtëve, do të organizohet një konferencë lidhur me trashëgiminë kulturore, ku do të flasin emra prestigjozë të kulturës dhe arkitekturës, njohës të Gjirkokastrës dhe historisë së saj.

Në Kalanë e qytetit, duke nisur nga ora 20:30 në darkë, do të zhvillohet dhe KONCERTI I MADH FESTIV në mbyllje të ditës festuese, i cili do të mbledhë mbi 2000 vetë.

Në skenën e madhe do të japin shfaqje :

OFFCHESTRA (Rock-Folk)
SPASULATI BAND (Rock – Folk)
GIPSY GROOVE (Rock-Folk-Ballkan)

Shfaqja do të fillojë në orën 20:30 dhe do të mbarojë në orën 1 pas mesnate. Nga kjo orë festa do të vazhdojë me DJ në një skenë dytësore pranë kullës së sahatit.

https://www.facebook.com/events/189532867874484/